Matim vetë
Asnjë ofertë nuk bazohet vetëm në foto ose dimensione të dërguara me mesazh. Dalim në objekt dhe matim.
Jemi studio prodhimi që merret me atë pjesë të brandingut që mund ta prekësh: shkronja volumetrike, tabela të ndriçuara, toteme dhe fasada. Nga skica e parë deri te vida e fundit në objekt.
BONE MIRE lindi nga bindja se një reklamë e mirë nuk mbaron te fajli i dizajnit. Shumë marka kanë logo të bukur në ekran dhe tabela të dobëta në fasadë — sepse dizajni dhe prodhimi bëhen nga njerëz që nuk flasin me njëri-tjetrin.
Ne e mbajmë të gjithë zinxhirin brenda: matjen në objekt, konceptin, vizatimet teknike, prerjen, montimin e ndriçimit dhe instalimin final. Kjo do të thotë një bashkëbisedues i vetëm dhe një përgjegjësi e vetme kur diçka duhet rregulluar.
Punojmë me biznese që e kuptojnë se dukja në rrugë është investim, jo shpenzim: retail, gastronomi, showroom-e, klinika dhe zyra në gjithë Kosovën.
Nuk janë slogane. Janë rregullat që na kanë kursyer probleme në terren.
Asnjë ofertë nuk bazohet vetëm në foto ose dimensione të dërguara me mesazh. Dalim në objekt dhe matim.
Materialet, dimensionet dhe afati janë në ofertë para se të fillojë prodhimi. Pa kosto që shfaqen në fund.
Alumini, akriliku dhe LED-i zgjidhen sipas fasadës, ekspozimit dhe distancës së shikimit — jo sipas çmimit më të lirë.
Nëse një modul LED bie pas gjashtë muajsh, na gjen po ne. Garancioni nuk kalon te nënkontraktori.
Gjashtë kategoritë kryesore, plus punë custom kur ideja nuk hyn në asnjë prej tyre.
Shiko shërbimet